Lëndohet Rossi

dardanmiftari | Wednesday, October 05, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi, është në dyshim për takimet e radhës kualifikuese të përfaqësueses së Italisë, pasi që ka pësuar një lëndim të gjurit gjatë një ndeshjeje miqësore në Coverciano.
Për shkak të lëndimit, Rossi u detyrua që të largohej nga përballja kundër ekipit të përpiluar nga lojtarët e Lega Pro nën 20 vjeç.

Në atë takim Rossi shënoi dy nga pesë golat e përfaqësueses së Italisë, ndërsa La Gazzetta dello Sport njofton se ekzaminimet mjekësore do ta përcaktojnë kohën e rikuperimit të tij.

Këto nuk janë lajme të mira për trajnerin e Cesare Prandelli, i cili nuk e ka në dispozicion mbrojtësin e Zenit St Petersburgut, Domenico Criscito, ndërsa Federico Balzaretti (Palermo) dhe Giampaolo Pazzini (Inter) janë në dyshim për takimet ndaj Serbisë dhe Irlandës së Veriut.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...