Malouda plot vetëbesim para ndeshjes me Bosnjën

dardanmiftari | Monday, October 10, 2011 | 0 Komente

Florent Malouda thotë se Franca është plot vetëbesim në prag të ndeshjes së nesërme kualifikuese për Euro 2012 kundër Bosnjë e Hercegovinës.
Franca mposhti Shqipërinë të premten dhe aktualisht mban kreun e grupit D me një pikë më shumë se Bosnja. Kjo do të thotë se francezëve u mjafton edhe një pikë për të dalë të parët dhe për të siguruar kualifikimin e drejtpërdrejtë në kampionatin evropian.

“Ne po nisemi në këtë ndeshje me vetëbesim; ne i njohim kundërshtarët tonë dhe ne absolutisht duhet të fitojmë ndaj tyre. Ne luajmë në shtëpi dhe duhet ta kthejmë këtë në avantazhin tonë dhe të sigurohemi që kjo të mos na shqetësojë”.

“Ne do të nisemi në ndeshje me mentalitet fitues. Një lojtar me përvojë duhet të përballet me presionin e ndeshjeve të mëdha dhe të përgatitet për këto gjëra, dhe të reagojë ndaj saj në mënyrën e duhur”, ka thënë mesfushori i Chelseat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...