Mancini: Balotelli arma jonë në LK
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, e konsideron Mario Balotellin si njeriun që mund të jetë vendimtar në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
“Jam i lumtur me të. Jam i sigurt se këtë herë ai do të vazhdojë të luajë mirë. Ai do të bëhet arma jonë vdekjeprurëse në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Mancini për Il Domani dello Sport.
I pyetur rreth startit të Cityt në Ligën Premier, ai ka thënë: “Jemi të parët në Ligën Premier me Unitedin. Jemi një ekip i vërtetë, na mungon vetëm përvoja. Jam i lumtur”.
Category: Futboll
0 Komente