Marotta pro formacionit të Contes

dardanmiftari | Wednesday, October 26, 2011 | 0 Komente

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka deklaruar se atij i pëlqen formacioni i Antonio Contes, të cilit edhe i ka dhënë përkrahjen.
“Ne nuk jemi duke fshehur asgjë. Krasic nuk po kalon nëpër moment të mirë dhe për këtë arsye mospërfshirja e tij është normale”.

“Del Piero? Ai është kapiteni dhe lideri ynë, nuk ka lidhje nëse ai luan mirë apo keq. Ne kemi respektin më të madh për të, por është vendimi i trajnerit që nuk mund të vihet assesi në pikëpyetje. Kur ai ta ftojë Del Pieron, Alex do të jetë në fushë”, theksoi Marotta.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...