Probleme mes Mourinhos dhe Casillasit?
Është zbuluar se trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho dhe portieri Iker Casillas nuk i kanë folur njëri-tjetrit për një muaj të tërë.
Punto Pelota raporton se ‘San Iker’ dhe Mou nuk kanë biseduar njëri me tjetrin për një muaj, pasi portugezi ishte i zemëruar me veprimet e portierit që bisedoi me lojtarët e Barcelonës për uljen e tensioneve pas Superkupës së Spanjës.
Gjakrat u qetësuan kur Florentino Perez, presidenti i klubit ftoi në takim sy më sy edhe Mourinhon dhe Casillasin, me ç’rast i pajtoi dhe bënë paqe, veprim që u ndikua shumë edhe nga rezultatet pozitive të arritura së fundmi nga klubi madrilen.
Category: Futboll
0 Komente