Ranieri nënvlerëson Juventusin
Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, ka deklaruar se ai nuk është i interesuar për t’u hakmarrë ndaj Juventusit, pasi më shumë mendon për tri pikët e këtij takimi.
“Për mua do të jetë ndeshje e zakonshme. Vlen për tri pikë, asgjë më shumë. Vetëm pse Juventusi është ish-klubi im, kjo nuk ndryshon asgjë në nivelin emocional. Për mua është me rëndësi ndeshja ndaj Juventusit, por mendoj se Juve do të ndihet më i fortë sot”.
“Ata duan të bëhen përsëri të mëdhenj dhe ata po stërvisin shumë për këtë. Nga ana tjetër, ne filluam keq, por duam të kthehemi shpejt. Ne do ta luajmë këtë takim pa menduar për tabelën, por jam i bindur se ne do të jemi në maje në fund të sezonit. Mendoj se do të luftojmë për titull. Jemi ende duke u zhvilluar, por po shoh shenja pozitive”, tha Ranieri.
Category: Futboll
0 Komente