Sneijder: Do ta fitojmë titullin

dardanmiftari | Saturday, October 22, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder në një intervistë për La Gazzetta dello Sport është shprehur optimist për të ardhmen e Interit, duke thënë se asgjë nuk ka përfunduar në luftën për titull në Serie A.
Sneijder pos krizës së Interit foli edhe për situatën e tij kontraktuale gjatë verës kur u spekulua për një kalim te Manchester United, për të cilën thotë se kurrë nuk ka kërkuar të largohet ngan Interi.

“Unë kurrë nuk kam dashur të largohem nga Interi. Gjatë verës më kanë telefonuar dhe më kanë thënë, se për shkak të çështjeve financiare, unë mund të largohem nga Italia. Kjo paksa më bëri t’i ndryshoj idetë, por kur fillova stërvitjet parasezonale të gjithë më bënë të ndihem i rëndësishëm në këtë klub”.

“Ne mund të rikuperojmë tetë pikët që na ndajnë nga kreu i tabelës, tani kur të gjithë lojtarët janë rikthyer nga lëndimet. Unë shoh si kundërshtar më serioz Napolin. Tani duhet të përqëndrohemi për ndeshjet ndaj Chievos dhe Atalantës, kështu që të hyjmë në ndeshjen ndaj Juventusit me shpirtin e duhur. Ne duhet të jemi më konkret dhe të tentojmë t’i përfundojmë ndeshjet më herët”, ka thënë holandezi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...