Song kërkon pesë fitore për Arsenalin

dardanmiftari | Tuesday, October 04, 2011 | 0 Komente

Alex Song thotë se Arsenali duhet të kalojë një seri të fitoreve për të shpëtuar sezonin e Ligës Premier.
Arsenali ka shijuar fillimin më të keq të sezonit në disa dekada të fundit dhe aktualisht është në pjesën e fundit të tabelës pas disfatës nga Tottenhami.

“Nuk kemi zgjidhje tjetër tash. Ne duhet t’i marrim gjërat e mira dhe të fitojmë çdo ndeshje. Ne kemi nevojë të fokusohemi më shumë tash, të përpiqemi të mbrohemi së bashku dhe të sulmojmë së bashku, pasi fansat kanë nevojë për këtë”.

“Ne kemi nevojë t’i bëjmë ata të kënaqur. Ne kemi nevojë të fitojmë ndeshjet tash. Pesë ndeshjet e ardhshme janë shumë të rëndësishme. Ne kemi nevojë të fitojmë çdo ndeshje një pas një dhe të tregojmë se jemi të gatshëm të luftojmë për ligën”, ka thënë Song.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...