Turan: 51% shanse për ta mposhtur Gjermaninë

dardanmiftari | Thursday, October 06, 2011 | 0 Komente

Anësori i Atletico Madrid, Arda Turan, beson se Turqia është favorit i lehtë për ndeshjen e nesërme të Grupit A kualifikues për Euro 2012, kundër Gjermanisë.
“Fakt është se kjo ndeshje e luajtur në Turqi na jep neve një avantazh. Ne duam t’i bëjmë fansat tonë të lumtur”.

“Ne kemi 51 për qind shanse për ta fituar ndeshjen. Nëse fillojmë ndeshjen në një mënyrë agresive, ne do të jemi në gjendje të shfaqim stilin tonë. Gjermania është një ekip i shkëlqyeshëm, por nuk ka asgjë për t’u frikësuar”, ka thënë Turan.

Pas Gjermanisë, që tashmë ka siguruar biletën për Euro 2012, Turqia do të përballet me Azerbajxhanin më 11 tetor në ndeshjen e fundit të fazës grupore.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...