Van Marwijk sulmon Bayernin

dardanmiftari | Monday, October 10, 2011 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Holandës, Bert van Marwijk, ka lansuar një sulm drejt Bayernit të Munichut pasi ishte bërë e ditur se Arjen Robben iu nënshtrua një operimi në ije dhe do të jetë jashtë aksionit për dhjetë ditë.
“Ata na fajësojnë ne për lëndimet e tij, në vend se të jenë falënderues që e kemi ekzaminuar. Ata na fajësojnë neve krejt papritmas dhe kjo na çmend”.

“Kur e kemi ftuar për ndeshjet ndaj Suedisë dhe Moldavisë, Arjen më ka thënë se nuk ishte i gatshëm. Ai më ka thënë se po luante me dhimbje te Bayerni. Ne kujdesemi për Robbenin, përkundër faktit se Bayerni nuk e lejon këtë”, tha Van Marwijk.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...