Van Persie: Holanda favorit për Euro 2012

dardanmiftari | Monday, October 10, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, ka deklaruar se Holanda është një prej favoritëve për ta fituar Euro 2012 që zhvillohet gjatë verës së ardhshme në Poloni dhe Ukrainë.
“Është e drejtë të thuhet se Holanda është një prej katër, ndoshta pesë ekipeve të cilat janë favoritë për të fituar Euro 2012. Mendoj se shumica në Evropë pajtohen me mua për këtë”.

“Asnjë ekip nuk ka bërë kaq shumë progres si ne që nga kampionati i fundit Evropian. Ekipet si Franca dhe Italia nuk kanë bërë hapa të ngjashëm përpara”, ka thënë Van Persie për Telegraaf-in holandez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...