Vdes futbollisti Fisnik Muharremi

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Futbollisti nga Mitrovica, Fisnik Muharremi ka ndërruar jetë të enjtën pas një lufte të gjatë me kancerin në mushkëri, sëmundje me të cilën i ndjeri nuk arriti t’ia dilte mbanë.
26 vjeçari ishte operuar në Prishtinë, por mjekët kosovarë i rekomanduan atij që të operohej jashtë vendit, ku përkundër disa operimeve nuk arriti të shpëtonte.

Iniciativa të shumta ishin organizuar për ta ndihmuar ish futbollistin e Trepçës 89’, por ai nuk arriti të shptëonte dhe sot ndërroi jetë.

Trupi i pa jetë i të ndjerit pritet të transferohet në Kosovë, përderisa varrimi do të bëhet në Mitrovicë. Futbolli dhe në përgjithësi sporti kosovar është veshur ‘zi’ pas rastit në fjalë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...