Wenger: Gjithmonë serioz me Kupën
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thtë se ai gjithmonë e ka marrë me seriozitet Kupën Carling.
“Ne gjithmonë e kemi marrë me seriozitet këtë garë. Ne e kemi shfrytëzuar atë si një mundësi për disa lojtarë të rinj dhe njerëzit e lidhin këtë me mos marrjen serioze të saj, por është e kundërta”.
“Pasi ne e marrim seriozisht ne duam gjithmonë të ofrojmë dy gjëra – dëshirën për të fituar dhe mundësinë për fansat të shohin disa prej lojtarëve të cilët përfaqësojnë të ardhmen e këtij klubi”, ka thënë Wenger.
Category: Futboll
0 Komente