Bayerni nuk do të shesë lojtarë në janar
Shefi i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, e ka bërë të qartë se bavarezët do t’i mbajnë të gjithë lojtarët në afatin kalimtar të janarit.
“Me siguri se nuk do të shesim asnjë lojtar. Trajneri nuk e dëshiron këtë dhe unë pajtohem plotësisht me të”, ka thënë Rummenigge për faqen zyrtare të Bayernit.
Komentet e tija vijnë pas spekulimeve se disa nga lojtarët nuk janë të kënaqur me rolet e tyre si zëvendësues dhe dëshirojnë të largohen.
Category: Futboll
0 Komente