Moratti: Kërkesa e Juventusit qesharake
Juventusi ka kërkuar 443 milionë euro kompensim si pasojë e dëmtimit nga skandali Calciopoli, ndërsa presidenti i Interit, Massimo Moratti, e konsideron qesharake një kërkesë të tillë.
Zonja e Vjetër të hënën ka bërë kërkesë pranë Gjykatës Regjionale Administrative (TAR) në Lacio për kompensim të dëmit që i shkaktoi Calciopoli në vitin 2006- mes tjerash duke ia marrë dy Scudetto dhe duke e detyruar të luajë në Serie B.
Edhe pse nga Juventusi nuk kanë bërë të ditur për shumën e kërkuar, mediat italiane kanë shkruar se Bianconerët kërkojnë rreth 443 milionë euro dëmshpërblim.
Sipas kërkesës së bardhezinjve, kompensimin duhet ta bëjë Federata Italiane e Futbollit dhe Interi, i cili përfitoi nga Calciopoli duke e marrë në tavolinë titullin e vitit 2006.
“Këto janë shumë para, mirëpo nuk dua të hy në detaje, sepse nëse duhet të jem i sinqertë, e gjithë kjo më duket shumë qesharake”.
“A jam i gatshëm të heq dorë nga Scudetto e vitit 2006? Asnjë sekondë nuk do të mendoj për diçka të tillë”, ka thënë Moratti.
Category: Futboll
0 Komente