10-pikëshi i Mourinhos kundër Barcelonës

dardanmiftari | Wednesday, December 07, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ua ka dhënë lojtarëve të tij “10 Urdhërat” të cilat duhet t’i ndjekin në ndeshjen El Clasico kundër Barcelonës.
Marca shkruan se Mourinho ka ngjitur në murin e dhomës së veshjeve dhjetë pika në të cilat lojtarët e tij duhet të fokusohen në prag të ndeshjes së këtij vikendi.

Dhjetëpikëshi i Mourinhos është ky:

1. Të mos pranojmë gol dhe kurrsesi në pjesën e parë;
2. Publiku ta bëjë ferr Bernabeun për Barcën;
3. Harroni arbitrin. Ruajuni nga kartonët;
4. Përqendrimi i fuqisë në sulmet ajrore;
5. Nuk duhet ta humbim shikimin në top për asnjë sekondë;
6. Mbyllni hermetikisht hapësirat, qëndroni prapa kur mbuloni;
7. Intensitet, presion, shpejtësi dhe ritëm;
8. Përpjekje ekstreme dhe lëvizshmëri për të hamendur Barcën;
9. Koordinim dhe lëvizje të përqendruara;
10. Vetëbesim. Nuk duhet të luani me ankth.

Reali dhe Barcelona do të takohen këtë të shtunë, 10 dhjetor, me fillim në ora 20:00 në Santiago Bernabeu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...