Abramovich gati 150 milionë funte për 2012-tën

dardanmiftari | Monday, December 26, 2011 | 0 Komente

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, dëshiron të harxhojë plot 150 milionë funte në transferime të reja gjatë vitit 2012.
The Sun shkruan se ai është i paepur të ngushtojë diferencën me dy klubet nga Manchesteri.

Caqet kryesore të Bluve janë sulmuesi Edinson Cavani, i cili vlerësohet rreth 50 milionë funte, dhe bashkëlojtari i tij te Napoli, mesfushori Marek Hamsik, i cili vlerësohet 30 milionë funte.

Chelsea po ashtu raportohet se është i interesuar në anësorin e Juventusit, Milos Krasic, për të cilin interesim ka shprehur edhe Manchester United.

Megjithatë transferimi i parë i vitit për Blutë mendohet të jetë Gary Cahill, i cili pritet të largohet nga Boltoni për 7 milionë funte.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...