Allegri: Është e pamundshme të kopjohet Barca

dardanmiftari | Monday, December 19, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se është e pamundshme të kopjohet stili i lojë së Barcelonës, pas komenteve të Silvio Berlusconit i cili tha se do të dëshironte t’i shohë Rossonerët të luajnë si Blaugranët.
“Është e pamundshme të kopjohet Barcelona. Ne kemi një skuadër plot me lojtarë të mëdhenj dhe kampionë të vërtetë. Ne jemi klas në Itali dhe besoj se mund t’ia dalim mirë edhe në Ligën e Kampionëve, me karakteristika të ndryshme nga Barcelona”.

“Gjërat që ata i bëjnë janë unike dhe nuk mund të kopjohen. Milani i Arrigo Sacchit kishte lojtarë dhe karakteristika të cilat të tjerët nuk i kishin. Çdo trajner duhet të luajë në një mënyrë e cila nxjerrë më të mirën nga lojtarët që ka në dispozicion”, ka thënë Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...