Allegri i kënaqur me fitoren e Milanit

dardanmiftari | Wednesday, December 21, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, është i kënaqur me fitoren 2-0 ndaj Cagliarit.
Rossonerët shënuan fitore të lehtë falë një autogoli dhe një momenti tjetër magjie nga Zlatan Ibrahimovic.

“Sonte ishte një ndeshje e vështirë, të cilën edhe e prita. Ne jemi rikthyer në majë të tabelës dhe e pashë qysh të shtunën se ekipi ishte i lodhur. Kishte vështirësi dhe ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë, por e rëndësishme ishte të marrim tre pikët”.

“Ibra është bujar dhe kurrë nuk dorëzohet. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Tash ne do të shohim çfarë do të bëjnë të tjerët nesër”, ka thënë Allegri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...