Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, pasi ka përqëndruar fokusin e tij te gjiganti futbollistik italian si pasojë e shkarkimit nga posti i Kryeministrit të Italisë, ka vendosur që të sjellë në San Siro në janar sulmuesin argjentinas, Carlos Tevez.Studio Sport raporton se Berlusconi dëshiron të arrijë sa më shpejtë marrëveshjen për transferimin e Tevez te Milani në janar.
Milani po vazhdon bisedimet me Catanian për Maxi Lopez, që po shihet më shumë si taktikë për ta detyruar Cityn të mos rrisë çmimin e argjentinasit.
