Bunjaku synon ekipin e parë të Arsenalit

dardanmiftari | Thursday, December 15, 2011 | 0 Komente

Alban Bunjaku Mesfushori i Arsenalit, Alban Bunjaku, shpreson se ai do të ketë rast të depërtojë në ekipin e parë të klubit londinez këtë sezon.
Kosovari 18-vjeçar, i cili është lindur në Londër, synon të bëhet një lojtar i rregullt për skuadrën rezervë si dhe të fitojë rastin për të debutuar në ekipin e parë.

“Ende nuk jam stërvitur me rregull me ekipin e parë, por do të më pëlqente të fitoj një shans këtë sezon. Besoj se do t’ia dal mirë, besoj se jam mjaft i mirë dhe shpresoj se nëse vazhdoj të luaj siç po bëj për momentin, shansi im do të vijë”, ka thënë mesfushori shqiptar.

Bunjaku, i cili ka shënuar 9 gola në 20 ndeshje për ekipin U-18 të Arsenalit, ka zbuluar se model për të është bashkëlojtari i tij, Abou Diaby.

“Ai është shumë i talentuar por ka pasur shumë probleme me lëndimet, ai vështirë fiton rast për të luajtur disa ndeshje radhazi para se një lëndim tjetër ta nxjerrë jashtë, por çdo herë që e shoh atë në stërvitje, ai është gjithmonë pozitiv dhe e admiroj për këtë”, ka shtuar Bunjaku.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...