Casillas: Mos u fiksoni pas Barcës

dardanmiftari | Sunday, December 11, 2011 | 0 Komente

Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas ka thënë se lojtarët madrilenë nuk duhet që të fiksohen pas Barcelonës, teksa ka mbrojtur Cristiano Ronaldon për performancën katastrofale në El Clasico.
Cristiano Ronaldo nuk ishte as hija e atij që njohim në El Clasico ndaj Barcelonës, ndërsa u shpall i dështuari i ndeshjes në vlerësimin tonë për El Clasicon.

“Ne nxituam dhe nuk luajtëm me stil. Goli i dytë i Barcelonës vendosi ndeshjen dhe na ka prekur në moral. Por, kanë mbetur edhe 30 ndeshje në kampionat dhe duhet të mos fiksohemi pas Barcelonës. Humbja dhemb, por kjo për shkak se kemi fituar në 11 ndeshjet e fundit dhe pësuam këtu në Bernabeu”.

“Të gjithë duhet të japim maksimumin, jo vetëm Cristiano. Ne jemi ekip dhe kritikat drejtohen tek të gjithë. Ne ishim të pafat, por nuk duhet të arsyetohemi”, deklaroi Casillas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...