Chelsea kërkon blerës për Obi Mikel
Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është i gatshëm ta shesë mesfushorin John Obi Mikel.
The Daily Express shkruan se Villas-Boas ka në dispozicion 150 milionë funte për transferime të reja gjatë vitit të ardhshëm. Por, ardhjet e reja do të krijojnë edhe hapësira për largim, një prej të cilët do të jetë edhe Obi Mikel.
Mikel e ka humbur vendin në formacionin startues, derisa ai ka vështirësi për të gjetur vend edhe në stolin e rezervave, ku është duke qëndruar edhe legjenda e klubit, Frank Lampard.
Mikel pritet të largohet nga Chelsea që në afatin kalimtar të janarit.
Category: Futboll
0 Komente