Cole: Chelsa nuk duhej ta shkarkonte Mourinhon

dardanmiftari | Friday, December 30, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Lille, Joe Cole, thotë se ish-klubi i tij, Chelsea, nuk duhej ta kishte shkarkuar Jose Mourinhon.
“Sigurisht, ata duhej të vazhdonin me Mourinhon. Është e qartë se ai duhej të ishte atje. Ai kishte një ndikim shumë të madh në karrierën time”.

“Mbaj mend takimin e parë, ai i mblodhi djelmoshat së bashku dhe tha, ‘dëgjoni djem, ju nuk keni fituar asgjë, ju nuk keni bërë asgjë në ndeshje, nëse ju qëndroni me mua, ne do ta fitojmë ligën që në prill’”.

“Për të ishte të kënaqësi të luash, e dinit se ku jeni. Nëse shikoj prapa, vërej se kam luajtur futbollin më të mirë nën të. Kam fituar shumicën e trofeve nën të. Ai më ka mbështetur aq shumë sa nuk mund ta falënderoj mjaftueshëm për këtë”, ka thënë Cole.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...