Ferrara plot lëvdata për Contes

dardanmiftari | Friday, December 30, 2011 | 0 Komente

Ciro Ferrara është i impresionuar nga puna e Antonio Contes te Juventusi.
Trajneri U21 i kombëtares italiane, pati një karrierë të shkurtër dhe jo aq të suksesshme si menaxher i Juves dy sezone më parë.

“Ajo çfarë Conte ka bërë në karrierën e tij të shkurtër, është e qartë për secilin. Ai ka fituar dy promovime në Serie A (me Bari dhe Siena) dhe ka impresionuar me vullnetin, përkushtimin dhe vendosmërinë e tij”.

“Ai po e konfirmon veten me Juventusin dhe jam i lumtur për këtë. Biankonerët janë rikthyer në nivelet në të cilat duhet të garojnë”, ka thënë Ferrara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...