Galliani: Tevez ose askush tjetër

dardanmiftari | Saturday, December 24, 2011 | 0 Komente

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka deklaruar se nëse Rossonerët dështojnë në transferimin e Carlos Tevezit nga Manchester City në janar, atëherë ata nuk do të angazhojnë aspak sulmues të ri.
Kampioni i Italisë do ta presë argjentinasin deri në minutën e fundit të afatit kalimtar të janarit, edhe pse negociatat me klubin anglez nuk përputhen në pikën rreth mënyrës së transferimit.

“Është një periudhë e vështirë në aspektin ekonomik, por do të mundohemi që fansave tanë t’u japim një dhuratë për Krishtlindje”, ka thënë shefi ekzekutiv i Rossonerëve për Sky Sport 24.

“I kam thënë Tevezit se do ta presim deri në fund të afatit kalimtar. Nëse ai nuk vjen do të mbesim njësoj”, ka deklaruar Gallani duke u përgjigjur rreth alternativës së mundshme, sulmuesit të Catanias, Maxi Lopez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...