Giggs të negociojë me Ferguson për rinovimin

dardanmiftari | Saturday, December 24, 2011 | 0 Komente

Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, pritet që të bisedojë për një rinovim të kontratës me menaxherin Sir Alex Ferguson.
Mesfushori i cili mbushi 38 vjet në fund të nëntorit ka bërë 15 paraqitje deri tani këtë sezon për Djajtë dhe ka shënuar tri gola, ndërsa forma e tij e mirë fizike e ka bërë të mendojë edhe për një sezon tjetër.

“Ka ardhur koha për t’u ulur dhe për të biseduar me menaxherin, të shohim çfarë janë planet e tij dhe të shohim se si ndihem për një sezon tjetër. Për momentin po ndihem vërtet mirë dhe po kënaqem më shumë se kurrë, kështu që duhet të presim dhe të shohim”, theksoi Giggs.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...