Guardiola: Ende duam të fitojmë

dardanmiftari | Monday, December 19, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se lojtarët e tij dëshmuan se nuk janë të lodhur, pas triumfit në Kupën Botërore të Klubeve.
“Gjithçka është shumë e freskët. Kur dikush mendon për të gjitha ato që janë fituar, mendon se fundi është afër, është i pashmangshëm. Meritat janë te ajo që vjen më pas, nëse ne vazhdojmë të fitojmë tituj”.

“Por në të njëjtën kohë, nëse ata ia kanë dalë mirë deri tash, pse të ndalojnë këtu? Ne duhet të vazhdojmë me dëshirën për të fituar. Kjo do të varet nga aftësitë tona për të arritur këtë kërkesë. Tash do të kthehemi në Kataloni dhe duhet të përgatitemi për ndeshjen e Kupës. Është një privilegj të drejtoj këtë grup”, ka thënë Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...