Guardiola i kënaqur me të rinjtë
Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, e ka quajtur “magjike” paraqitjen e të rinjve në fitoren e mbrëmshme 4-0 ndaj BATE Borisov në Ligën e Kampionëve.
Mbrojtësi i majtë Maxwell dhe portieri i dytë Jose Pinto ishin të vetmit lojtarë që nuk vinin nga kampi i të rinjve të Barcës, La Masia, me Guardiolën që zgjodhi të hedhë në fushë nëntë lojtarë që vinin nga akademia e tyre.
Thiago, vëllai i tij Rafinha, pastaj Martin Montoya, Marc Bartra, Andreu Fontas, Jonathan dos Santos, Sergi Roberto, Pedro dhe Isaac Cuenca, që të gjithë ishin në 11-shen startuese.
“U thash atyre që të dalin dhe të kënaqen, ata dolën bënë shumë gjëra dhe nuk kishin frikë. E rëndësishme për ne është të shohim se ata janë të aftë të luajnë dhe të shohin se ata janë të gatshëm kur ne kemi nevojë për ta”.
“Nuk është e lehtë të nxjerrësh në formacion gjashtë ose tetë fëmijë nga ekipi i dytë dhe të luash kaq mirë”, ka deklaruar Guardiola.
Category: Futboll
0 Komente