Interi pas Borriellos
Interi raportohet se është duke bërë plane për të transferuar sulmuesin e Romës, Marco Borriello.
Il Corriere dello Sport shkruan se Nerazzurrët janë të treg për përforcime në repartin e sulmin pas paqartësive rreth të ardhmes së Diego Militos, dhe drejtori sportiv Marco Branca e sheh Borriellon si një zëvendësim të qëlluar nëse argjentinasi largohet.
29-vjeçari Borriello kryesisht ka nxehur karrigen te Roma në sezonin 2011-12 dhe besohet se dëshiron të largohet nga klubi me qëllim që të rilansojë karrierën diku tjetër.
Borriello ka kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2014. Ai ka bërë vetëm shtatë paraqitje për ekipin e Luis Enrique në të gjitha garat këtë sezon, por ende nuk ka shënuar.
Category: Futboll
0 Komente