Interi shijon fitoren

dardanmiftari | Sunday, December 11, 2011 | 0 Komente

Pas humbjeve në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve, Interi i është kthyer fitores duke e mposhtur Fiorentinan me rezultat 2-0 në Giuseppe Meazza.
Pa përfunduar pjesa e parë (41’), Giampaolo Pazzini pranoi një top nga Coutinho për epërsinë e parë të vendasve.

Në gjysmën e dytë, pas një gabimi të mbrojtjes mysafire, Yuto Nagatomo shënoi edhe golin e dytë dhe të sigurisë për Nerazzurrët (49’).

Kjo fitore e pozicionon Interin në vendin e nëntë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...