Juventusi më i uritur se Milani

dardanmiftari | Sunday, December 11, 2011 | 0 Komente

Anësori i Juventusit, Simone Pepe mendon se Juventusi mund ta fitojë titullin sivjet pasi beson se Bianconerët janë më shumë të uritur se sa rivali direkt për titull, Milani.
Juventusi është në krye të klasifikimit të Serie A dhe është vetëm një gabim i Bianconerëve ai që do t’ua mundësonte Rossonerëve të ngjiten përsëri aty ku e kanë vendin – në krye të klasifikimit, por Pepe beson se kuq e zinjtë nuk e kanë urinë e duhur.

“Mendoj se Milani është ende më i fortë se ne, por nëse jeni i fortë duhet ta dëshmoni në fushë. Por, unë mendoj se jemi shumë më të uritur se sa Milani”, theksoi Simone Pepe.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...