Kampioni bëhet më serioz në garën për titull

dardanmiftari | Tuesday, December 20, 2011 | 0 Komente

Me rezultat prej 2-0, Milani e ka mposhtur Cagliarin në Stadio Sant’Elia, për të prekur sërish majën e tabelës së Kampionatit italian.
Nuk kaluan shumë minuta nga fillimi i ndeshjes (4’) dhe mysafirët kaluan në epërsi. Ibrahimovic e gjeti Robinhon, i cili goditi në drejtim të portës, ndërsa duke tentuar ta ndalte Nocerinon, Francesco Pisano shënoi në portën e vet.
Fraksioni i parë përfundoi me epërsi minimale të Rossonerëve, megjithëse vendasit shfaqën një lojë mjaft të mirë.
Robinho ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të kuqezinjve, pasi ishte pikërisht braziliani që asistoi te Zlatan Ibrahimovic që nuk fal (60’).
Fitorja e pozicionon Milanin në vend të parë në tabelë me një pikë më shumë se Juventusi, që takimin e kësaj xhiroje e zhvillon të mërkurën si mysafir i Udineses, ndërsa Rossonerët do të shpresojnë për një barazim të këtyre skuadrave.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...