Knicks dhe Miami e nisin me fitore

dardanmiftari | Sunday, December 25, 2011 | 0 Komente

Me sfidën ndërmjet New York Knicks dhe Boston Celtics në Madison Square Garden ka filluar sezoni i ri në ligën më të fortë të basketbollit në botë- NBA.
Në këtë përballje, e cila ishte dramatike, sidomos në fund, fitores iu gëzuan Knicksat, me rezultat 106-104.

Vendasit në çerekun e parë avancuan me 11 pikë, ndërsa dy çerekët e radhës u takuan mysafirëve, mirëpo në fund më të suksesshëm rezultuan basketbollistët e New York Knicks për të fituar me diferencë të ngushtë prej dy pikësh.

Nga ana tjetër, edhe Miami Heat ka fituar si mysafir i Dallas Mavericks me rezultat 105-94.

Mysafirët ishin dominues në tre çerekët e parë të përballjes, ndërsa çereku i fundit i takoi skuadrës vendase, e cila megjithatë nuk arriti ta tejkalojë diferencën e lartë të krijuar në pjesët e mëparshme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...