Konfirmohet marrëveshja e Chelseat për Cahill
Menaxheri i Boltonit, Owen Coyle, ka konfirmuar se klubi ka pranuar ofertën e Bluve të Londrës për mbrojtësin Gary Cahill.
Coyle ka konfirmuar se bisedimet mes dy klubeve kanë përfunduar me sukses dhe tani po negociohet vetëm për kontratën e Cahill.
“Është arritur marrëveshja për shumën mes dy klubeve dhe tani i është dhënë leja lojtarit që të bisedojë me Chelsean”, theksoi Coyle.
Category: Futboll
0 Komente