Liverpooli reagon ndaj suspendimit të Suarez

dardanmiftari | Wednesday, December 21, 2011 | 0 Komente

Liverpooli ka reaguar shpejt ndaj vendimit të Federatës Angleze të Futbollit që shpalli Luis Suarez fajtor për abuzim racor ndaj mbrojtësit të Manchester United, Patrice Evra.
“KF Liverpool është i befasuar dhe i zhgënjyer me vendimin e Komisionit të FA-së për të shpallur Luis Suarez fajtor për akuzat kundër tij. Ne presim publikimin e Vendimin e Komisionit. Ne do t’i analizojmë arsyet në detaje sapo ato të bëhen të qasshme, por ruajmë të drejtën tonë për t’u ankuar ose për të marrë një varg tjetër të veprimeve për të cilat mendojmë se janë të nevojshme në lidhje me këtë situatë”.

“Ne mendojmë se është e jashtëzakonshme që Luis të shpallet fajtor në fjalët e Patrice Evra kur askush tjetër, e as bashkëlojtarët e Evra ose gjyqtarët e ndeshjes, nuk e kanë dëgjuar dialogun në mes tyre”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e Redsave.

Suarez është ndëshkuar me tetë ndeshje suspendim si dhe me 40 mijë funte dënim.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...