Mourinho i interesuar për Chivu

dardanmiftari | Monday, December 26, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është duke kërkuar të ribashkohet me mbrojtësin e Interit, Cristian Chivu.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Ajax-it, Frank de Boer, i cili ka pranuar se ata nuk arrijnë të shtyhen me Realin për nënshkrimin e mbrojtësit rumun.

“Neve na pëlqen ai. Ai do të përshtatej shumë mirë. Ne e dimë se Mourinho po ashtu e dëshiron atë, por ne shpresojmë ai të rikthehet te ish-shtëpia e tij”, ka thënë De Boer.

Chivu luajti për Ajaxin nga viti 2000 deri në vitin 2003, para se të transferohej te Roma, ku qëndroi katër sezone.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...