Odone: Reali pyeti për Fernandes
Presidenti i Gremios, Paulo Odone, ka konfirmuar se skuadra e tij është kontaktuar nga Real Madridi për mbrojtësin Mario Fernandes.
“Kishte më shumë bisedime me Realin në nëntor, por ne kurrë nuk biseduam për para sepse ne duam qëndrimin e Mario Fernandezit”.
“Ne nuk duam ta shesim atë dhe ai nuk dëshiron të largohet. Ai është i lumtur këtu dhe ai nuk ka arsye për t’u larguar”, theksoi Odone për Marca.
Category: Futboll
0 Komente