Rosell: Kjo është skuadra më e mirë në histori

dardanmiftari | Monday, December 19, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, është i ngazëllyer me fitoren 4-0 të skuadrës së tij ndaj Santos në finalen e Kupës Botërore të Klubeve, dhe e ka quajtur skuadrën e Pep Guardiolës si “më të mirën në histori”.
“Ekipi i Pep Guardiolës mbase është skuadra më e mirë në histori të futbollit. Është e jashtëzakonshme se si luajnë ata, si e pasojnë topin, si mbrohen. Është madhështore”.

“Është vështirë të arrish në majë, por edhe më vështirë të qëndrosh. Kjo skuadër po e bën këtë. Ne duhet ta shijojmë momentin”.

“Ky sezon do të jetë i mirë pavarësisht çfarë ndodh më tej. Nëse ne fitojmë më shumë trofe, do të jetë edhe më e shkëlqyeshme”, ka thënë Rosell.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...