Shorti i Ligës së Kampionëve

dardanmiftari | Friday, December 16, 2011 | 0 Komente

Skuadrat angleze të Ligës së Kampionëve, Arsenali dhe Chelsea, janë caktuar përballë dy skuadrave italiane, Napoli dhe Milan.
Debutuesi i Ligës së Kampionëve, Napoli, i cili arriti të eliminojë liderin e Ligës Premier në fazën e grupeve, Manchester City, do të ketë punë jo më pak të lehtë edhe në fazën e eliminimit, pasi do përballet me skuadrën angleze, Chelsea.

As Milani nuk do ta ketë të lehtë. Pasi përfundoi i dyti në grup, pas Barcelonës, Rossonerët tash do të duhet të luftojnë me Arsenalin për një vend në çerekfinale të garës më të madhe evropiane.

Dy skuadrat spanjolle të mbetura në garë, të cilët sipas shumë ekspertëve shihen edhe si favoritët kryesorë, do të kenë disa sfida më të lehta.

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Barcelona do të përballë me Bayer Leverkusen në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, derisa Real Madridi do të ketë përballë CSKA Moskën.

Shorti për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve i hedhur sot në Nyon të Zvicrës ka sjellë edhe disa sfida të tjera intersante.

Ish-kampioni i Evropës, Inter, do të ndeshet sërish me një skuadër franceze, Olimpique Marseille, pasi në fazën e grupeve pati përballë kampionin e Francës, Lille.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me Baselin do të përballen me Bayern Munich. Nëse arrin deri në finale, gjiganti gjerman mund të bëhet ekipi parë që luan në fushë të vet në një finale të Kupës Evropiane që kur Roma e bëri këtë në vitin 1984.

Një sfidë më pak atraktive do të jetë ajo në mes të Zenit St Petersburg dhe Benfica.

Skuadrat të cilat përfunduan të parat në grupe ndeshjet e para që zhvillohen më 14/15 dhe 21/22 shkurt do t’i luajnë në udhëtim, ndërsa në ndeshjet e kthimit që zhvillohen më 6/7 dhe 13/14 mars, do të luajnë si nikoqirë.

Ndeshjet e para bazuar në shortin e hedhur sot do të jenë këto:
Lyon – APOEL
Napoli - Chelsea
Milan - Arsenal
Basel - Bayern Munich
Bayer Lverkusen – Barcelona
CSKA Moska - Real Madrid
Zenit – Benfica
Marseille – Inter.

Finalja e sivjetme e Ligës së Kampionëve do së zhvillohet më 19 maj në Fußball Arena të München.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...