Torres të shitet 20 milionë funte?

dardanmiftari | Wednesday, December 14, 2011 | 0 Komente

Chelsea e ka vendosur Fernando Torres në listën e shitjeve për 20 milionë funte dhe është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat që në afatin kalimtar të janarit, shkruan The Daily Mail.
Andre Villas-Boas raportohet se është duke menduar ta heqë qafe spanjollin madje edhe në huazim, pasi ka vendosur t’i shkurtojë humbjet duke hequr pagën e tij prej 150 mijë funte në javë.

Torres ka dështuar të gjejë formën e tij që nga transferimi në Stamford Bridge në janarin e kaluar nga Liverpooli për një shumë prej 50 milionë funte dhe që atëherë ka shënuar vetëm tre gola në ligë.

Ardhja e Juan Mata nga Valencia dukej sikur do t’i ndihmonte atij, pasi ai shënoi kundër Manchester United dhe Swansea, edhe pse të dyja ndeshjen shkuan keq, me një rast të humbur në Old Trafford dhe një karton të kuq ndaj Swansea.

Me Didier Drogba të rikthyer dhe me Daniel Sturridge që po dëshmon veten, pavarësisht largimit të Nicolas Anelkas drejt Kinës, duket se periudha e pakëndshme e Torres në Londër mund të përfundojë së shpejti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...