Xavi: Jemi tepër superiorë për Realin

dardanmiftari | Sunday, December 11, 2011 | 0 Komente

Mesfushori më i mirë në botë, Xavi, ka deklaruar pas ndeshjes së fituar me rezultat 3:1 ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu se Blaugranët janë larg më superiorë se sa rivali i përbetuar.
“Ne ishim shumë superiorë për Real Madridin. Ne kërkuam të jemi krenarë këtu. Ne e dimë se nuk mund të fitohet ndryshe dhe ekipi luajti lojë të mrekullueshme në çdo repart. Ne jemi larg më superiorë për Real Madridin”.

“Poenta ishte të mos e humbisnim filozofinë. Victor Valdes ka qenë shumë stabil përkundër gabimit të bërë dhe ishte në gjendje ta shpëtojë lojën në fund. Unë jam i lumtur për gjithçka, për fitoren, dhe për gjënë më të rëndësishme – lojën tonë kolektive, ashtu si superioritetin”, tha Xavi pas ndeshjes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...