Zytrare: PSG shkarkon trajnerin

dardanmiftari | Friday, December 30, 2011 | 0 Komente

Me anë të një deklarate të publikuar sot Paris Saint-Germain ka konfirmuar se trajneri Antoine Kombouare është larguar nga klubi, pavarësisht se u reshtua i pari në tabelë në pjesën e parë të sezonit në Ligue 1.
“Pas dy vitesh në të cilin ai shërbeu me pasion të madh në rolin e trajnerit Antoine Kombouare është larguar nga Paris Saint-Germain. PSG dëshiron të falënderojë Antoine Kombouare për profesionalizmin e treguar gjatë punës së tij dhe i dëshiron atij sukses në

“Nga ana e tij, Antoine Kombouare ka shprehur mirënjohjen ndaj PSG për besimin që i është dhënë gjatë viteve. Ai mbetet mbështetësi më i madh i klubit dhe është i bindur se suksesi do të arrihet në vitet në vijim”, thuhet në deklaratën e klubit francez.

Vendin e Kombouare pritet ta zërë ish-trajneri i Milanit dhe Chelseat, Carlo Ancelotti.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...