Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Alves: E kemi ditur se do të vuajmë

Realizatori i supergolit ndaj Real Madridit, Daniel Alves, ka deklaruar se katalanasit kanë pritur presion nga rivalët e tyre në sfidën kthyese çerekfinale të Copa del Rey të zhvilluar në Camp Nou.
“Ne e kemi ditur se do të vuajmë deri në fund. Ky verzion i Real Madridit është një që na shkakton më shumë probleme, sepse ata bëjnë shumë presion”.

“Ata ishin fenomenal, na mbyllën mirë dhe na e bënë shumë të vështirë të sulmojmë. Me rëndësi është që u kualifikuam. Ne e kemi ditur se ndeshja do të vendosej pas dy ndeshjeve, jo vetëm nga e para. Ne jemi të lumtur që kemi arritur të kalojmë tutje”, tha Alves.