Arsenali kompleton huazimin e Henry

dardanmiftari | Friday, January 06, 2012 | 0 Komente

Arsenali ka kompletuar transferimin e Thierry Henry në formë huazimi dymujor nga New York Red Bull.
Shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Arsenalit mund ta bërë debutimin e dytë me fanellën e klubit londinez të hënën kundër Leeds United në kuadër të Kupës FA. Ai do të mbajë fanellën me numër 12.

Henry është stërvitur me Arsenalin gjatë pauzës së sezonit në kampionatin amerikan dhe nuk kërkohet të rikthehet në ShBA deri në mars.

Me mungesën e Gervinho dhe Marouane Chamakh, të cilët do të udhëtojnë në Kupën Afrikane të Kombeve, Arsene Wenger, beson se Robin van Persie do të ketë mbulesë të sigurt në Henry.

“Jam i kënaqur. Ishte dëshira e ime dhe dëshirë e Thierry. Ne do ta kemi Henryn për janar dhe shkurt. Pastaj ai do të kthehet në SHBA. Jam i sigurt se në këta dy muaj ai do të jetë një vlerë e madhe për skuadrën në dhomën e veshjeve dhe në fushë. Ai mund të jetë i qetë, jo nën presion të madh dhe të japë një ndihmë të tmerrshme për skuadrën”, ka thënë Wegner.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...