Borriello: Asnjëherë nuk e kam refuzuar Juven
Marco Borriello ka deklaruar se është i pikëlluar me “mikpritjen” që i kanë bërë tifozët e Juventusit, mirëpo ka theksuar se tash edhe më shumë është i vendosur për ta dëshmuar veten.
Në takimin ndaj Lecces, tifozët bianconerë kishin shkruar në një pllakatë: “Borriello: Një mercenar pa nder dhe dinjitet”, që i referohej refuzimit që i kishte bërë sulmuesi Juves në vitin 2010 për t’iu bashkuar Romës.
“Jam i lumtur që jam këtu dhe i nderuar nga kjo mundësi. Nuk e mohoj se isha i zhgënjyer nga pllakata të dielën, por kam shumë respekt për tifozët e Juventusit”.
“Në jetën time gjithmonë jam sjellë me sinqeritet dhe dinjitet, në fushë dhe në jetë”.
“Pllakata është krijuar nga të keqinformuarit. Asnjëherë nuk e kam refuzuar Juventusin dhe nuk dua të flas më shumë për këtë kontroversitet”, ka thënë Borriello.
Category: Futboll
0 Komente