Get the latest sports news headlines from Sporti Sot News. Find breaking sports news, including analysis and opinion on top sports stories. The best sports coverage from around the world, covering: Football, Cricket, Golf, Rugby, WWE, Boxing, Tennis and much more...

Chivu nuk shkon te Milani

Mbrojtësi i Interit, Cristian Chivu, ka deklaruar se nuk ka kontaktuar me Milanin dhe ka thënë se nuk është i interesuar që t’u bashkohet Rossonerëve.
“Ka qenë vetëm diçka që mediat e kanë sajuar dhe për koincidencë ishte menjëherë para derbit. Ishte gabim dhe tërësisht e pavërtetë”.

“Askush nuk ka folur me klubin, me mua apo dikë tjetër rreth kësaj. Dhe nuk do të ndodhë”.

“Është gjithçka e fabrikuar dhe madje as që jam i interesuar”, ka thënë Chivu për Inter Channel.