Courtois dëshiron edhe një vit te Atletico
Portieri i Chelseat, Thibaut Courtois, i cili është i huazuar te Atletico Madridi, planifikon që të qëndrojë edhe për një sezon në kryeqytetin spanjoll.
19-vjeçari u transferua në Stamfrod Bridge në verën e kaluar nga Genk, mirëpo u dërgua te Atletico për të fituar më shumë përvojë.
“Është akoma janari dhe ka ende kohë për të vendosur për një vit tjetër ose jo”.
“Më pëlqen Madridi, ndërsa Atletico Madridi është një skuadër mjaft e mirë ku kam bërë miq”.
“Të luaj këtu edhe për një vit të dytë do të ishte mirë”, ka deklaruar Courtois për AP.
Category: Futboll
0 Komente