Guardiola të drejtojë United ose Chelsean?
Superagjenti italian, Enzo Bronzetti, thotë se destinacioni i ardhshëm i Pep Guardiolës do të jetë Liga Premier.
Guardiola është lidhur me drejtimin e Manchester United javën e kaluar, pas spekulimeve se ai do të largohet nga Barca gjatë verës.
“E njoh Guardiolën shumë mirë, ai e di se herët ose vonë cikli i tij te Barcelona do të përfundojë. Sipas mendimit tim, ai do të shkojë te Manchester United ose Chelsea”, ka thënë Bronzetti.
Category: Futboll
0 Komente