Henry: Nuk mund t’i thosha jo Arsenalit

dardanmiftari | Friday, January 06, 2012 | 0 Komente

Thierry Henry ka thënë se ai nuk ka menduar gjatë për ofertën e huazimi të cilën ia kishte bërë Arsenali.
Francezi do të veshë sërish fanellën e Topçinjve gjatë janarit dhe shkurtit dhe do të mund të luajë në shtatë ndeshje të Ligës Premier, përfshirë ndeshjet kundër Manchester United dhe Tottenham, si edhe ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Milanit dhe ndeshjet e Kupës FA kundër Leeds.

“Është diçka joreale, të jem i sinqertë. Por kur vjen puna te Arsenali zemra ime gjithmonë do të flasë. Sapo kuptova planin prapa kësaj, u pajtova me të. Nuk vij këtu për t’u bërë hero ose për të dëshmuar diçka. Vij këtu për të ndihmuar. Njerëzit duhet ta kuptojnë këtë”.

“Marouane dhe Gervinho do të shkojnë në Kupën Afrikane të Kombeve, andaj më është kërkuar të mbyll këtë hapësirë. Është një marrëveshje huazimi dhe do të jem në karrige shumicën e kohës. Nëse do të mund të qëndroj në karrigen e rezervave, mirë! Menaxheri ka një skuadër që po bën një punë të mirë. Unë vetëm do të jem pjesë e kësaj skuadre”, ka thënë Henry.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...